Ekskluzive: Skandali 2 milionësh – ky është biznesmeni turk në llogarinë e të cilit shkuan 340 mijë euro

Aktuale

Ekskluzive: Skandali 2 milionësh – ky është biznesmeni turk në llogarinë e të cilit shkuan 340 mijë euro

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:39
Vehbi Koç

340 mijë euro nga 2 milionë sa u transferuan nga Departamenti i Thesarit të Shtetit, kanë shkuar në kompaninë turke “Vekoç Makine – Vekoç Makina Insaat”, pronë e biznesmenit Vehbi Koç.

Transaksionet të cilat i ka siguruar Gazeta dëshmojnë se 340 mijë euro janë transferuar nga llogaria e kompanisë “LDA Group” SH.P.K në adresë të kompanisë turke, “Vekoç Makina Insaat”.

Janë kryer dy transaksione: njëra në vlerë prej 215 mijë eurove dhe një tjetër në vlerë prej 125 mijë eurove.

Gazeta ka siguruar disa fotografi të biznesmenit, gjatë një vizitë të tij punë, në Kosovë.

Kompania e tij e cila merret me aktivitetet e përpunimit dhe prodhimit të betonit është e regjistruar në Tuzla, një lagje e cila ndodhet në kufirin lindor të Stambollit.

Gazeta ka kërkuar një sqarim nga kompania rreth krejt këtij procesi, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Biznesmeni Koç besohet të ketë lidhje me Kadri dhe Valon Shalën, pronarët e “LDA Group Sh.P.K” të cilët dyshohet se pas transferimit ilegal të mjeteve janë arratisur në drejtim të Turqisë.

Kadri Shala para dy ditësh është dorëzuar në Polici, ndërsa të njëjtit i është caktuar masa e ndalit prej 30 ditës.

Bashkëpronari tjetër i “LDA Group”, Valoni, vazhdon të mbetët në arrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat