Sadri Ramabaja paralajmëron një shpërthim popullor të paparë: Është në dorën e Gjykatës Kushtetuese ta ndalë atë

Aktuale

Sadri Ramabaja paralajmëron një shpërthim popullor të paparë: Është në dorën e Gjykatës Kushtetuese ta ndalë atë

Nga: H.O. Më: 30 tetor 2020 Në ora: 20:16
Sadri Ramabaja

Zyrtari i LVV-së, Sadri Ramabaja në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth rastit të deputetit Etem Arifi. Ai ka kritikuar Gjykatën Kushtetuese pse nuk po reagon në këtë rast, derisa për vendimet që merret qeveria Kurti për parandalimin e përhapjes me Covid-19, reagonte aq shpejtë.

Ramabaja shkruan se tashmë është e qartë se jetojmë në një shtet të kapur dhe në një shoqëri me bazament të rrëshqitshëm politik.

Ai tutje shkruan se ‘kësaj radhe, duket se kriza kushtetuese mund ta provokojë një shpërthim popullor e zemratë të paparë. Është në dorën e Gjykatës Kushtetuese ta ndalë atë’.

Postimi i plotë:

Rasti "Etem Arifi" dhe kriza kushtetuese

Në Gjykatën tonë Kushtetuese prej 11 qershorit 2020 është parashtruar një kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktit të zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Ju kujtohet se sa shpejt reagonte GJK për parashtresat që kishin të bënin me vendimet që mirrte qeveria Kurti për parandalimin e përhapjes së virusit Corona 19 - Kovid?

Pse kjo gjykatë ende heshtë për rastin  Etem Arifi?

Me këtë rast a po rrezikon Gjykata Kushtetuese, që brenda pak muajve, për herë të dytë, ta përballë shoqërinë tonë me krizën kushtetuese dhe të provokojë zemratën e një populli të stërlodhur?

Pozicionimi i gjyqësorit në anën e kundërt të frymës së Kushtetutës e njëkohësisht edhe në anën e kundërt të opinionit publik dhe politikanëve që mbështet populli, i bëjnë krizat kushtetuese të pashmangshme.

Tashmë e kemi parasysh faktin se jetojmë në Shtet të kapur dhe   në një shoqëri me bazament të rrëshqitshëm politik. Rrjedhimisht zverritja e rastit për të bërë publik verdiktin mbi  jokushtetutshmërinë që mbrunë në vete votimi i qeverisë Hoti nga Etem Arifi, ka një kufi; ai nuk shtyhet dot për në kalendrat greke. Ndërkaq gjykimi i këtij rasti në dobi të olhokratëve në pushtet, vetëm sa e sforcon bindjen se Gjykata Kushtetuese de fakto nuk EGZISTON, repsektivisht e bën të qartë konkluzionin se ajo tashmë është peng, si edhe vet Republika.

Në këtë kontest, betejën për opinionin publik olhokratët tashmë e dinë, e kanë të humbur. Por për këtë fakt, atyre nuk ju bëhet vonë.

Mënyra se si kanë sunduar për plot 20 vjet dhe si e kanë plaqkitur këtë vend, flet shumë. Skandalet e përditshme gjithashtu flasin se kjo klasë sundimtarësh, që unë i quaj OLHOKRAT, nuk lodhen fare për atë se çfarë mendon opinioni, për aq kohë sa zemrata e mbyllur nuk shpërthen.

Por, kësaj radhe, duket se kriza kushtetuese mund ta provokojë një shpërthim popullor e zemratë të paparë.

Është në dorën e Gjykatës Kushtetuese ta ndalë atë./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat