AAK insiston në postin e presidentit: Haradinaj është i vetmi që i plotëson kushtet

Aktuale

AAK insiston në postin e presidentit: Haradinaj është i vetmi që i plotëson kushtet

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 21:30
Ramush Haradinaj

Ministri i Drejtësisë, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, ka folur për qëndrimin e tij për kandidatin për president, Ramush Haradinaj.

“Ne e kemi marrë një vendim partiak, si Aleancë për Ardhmërisë e Kosovës, që negociatat t’i udhëheqë kryetari Ramush Haradinaj dhe kandidati yni për president është Ramush Haradinaj”, ka theksuar Selimi.

I pyetur se a pajtohet me deklaratën e deputetit të LDK-së, se post i presidentit mund t’i takojë LVV-së për shkak se koalicioni qeverisës nuk mund t’i marrë 80 vota.

“Ne nuk pajtohemi me deklaratën e Arben Gashit. Ne e kemi kandidatin tonë për president dhe ai është Ramush Haradinaj”, ka thënë ai në RTV 21.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat