Zyra e Kryeministrit: Blerim Kuçi është përgjegjës për gjetjen e një zgjidhje për Telekomin

Aktuale

Zyra e Kryeministrit: Blerim Kuçi është përgjegjës për gjetjen e një zgjidhje për Telekomin

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 14:54
Blerim Kuçi

Punëtorët e Telekomit të Kosovës, përmes një konference të mbajtur për media pas bllokimit të xhirollogarive  kanë paralajmëruar protesta e greva nëse Qeveria e Kosovës nuk ndërmerr asnjë hap për të zhbllokuar llogaritë dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit, të cilat janë bllokuar e tërhequr nga kompania “Dardafon”, kompania amë e Z-Mobile, si pasojë e borxhit që Telekomi ka ndaj saj.

Kjo sindikatë i ka dhënë afat Qeverisë së Kosovës 72 orë që të bëjnë zgjidhje për zhbllokimin e llogarive dhe kthimin e mjeteve në llogarinë e Telekomit.

E lidhur me ultimatumin e sindikatës së Telekomit, media ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku, njëherësh këshilltare politike e kryeministrit Hoti.

Ajo tha se për çështjen e Telekomnit duhet të pyetet ministri Blerim Kuqi pasi që ai është përgjegjës për gjetjen e një zgjidhje për Telekomin.

“Ju lutem drejtohuni të ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ministria e Ekonomisë është në këtë Qeveri dhe është përgjegjësi e drejtpërdrejt e ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit të gjen zgjidhje në mënyrë që të përcjell edhe planin konkret të zyra e kryeministrit, mendoj se përgjigjen më adekuate mund ta merrni nga z.Kuçi”, tha shkurt ajo.

Media, ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministrit Blerim Kuçi, por ai ka thënë se është në Shqipëri ku po mbahet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor.

Thirrjeve të Frontonline, lidhur me çështjen e Telekomit, nuk i janë përgjigjur as dy zëvendësministrat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Sfarqa nga LDK-ja dhe Muharrem Nitaj nga AAK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat