“Shpërthen” brenda LDK-së: Zëvendësministri e quan pus Haxhi Avdylin

Aktuale

“Shpërthen” brenda LDK-së: Zëvendësministri e quan pus Haxhi Avdylin

Nga: P.R Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:06
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli ka sulmuar kryetarin e kësaj paritë, Isa Mustafën.

Përmes një postimi, Avdyli ka shkruar se Mustafa si një politikan i dështuar e ka qitë LDK-në për tokë dhe se po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

“Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. Presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveq imagjinatës së tij. Psh tani, ky President-në tentativë, paska thënë që Vjosa folë kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut. Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel. Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shiqojmë vec cka kërkon PDK. Sa më vie keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste LDK, përderisa udhëhiqet nga dikush që cdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës. Ky shkatërroi gjithcka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t'u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhe koha që të flasim hapur dhe të REFUZOJMË këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Avdyli,përcjellë “Bota sot”.

E menjëherë ndaj tij ka reaguar Selim Kryeziu, kryetar i LDK-së në Dragash dhe Zëvendësministër për Kthim dhe Komunitete.

“Pasi e mori në qafë presidentin Trump, me mbështetjen që i dha z.Biden, Haxhiu, ja paska mësy tash edhe Isa Mustafës, "shkatërruesit" të LDK-së. Po në sa vota e degëdise degën e Prizrenit ti o pus? Thash "pus", kujdes, mos keqlexoni. Ah, të ishe edhe një mandat në krye të asaj dege, do ja arrije qellimit. I shndërruar tani në një objekt talljeje, vazhdo fishkëllo në fb e nëpër portale dhe shëtit nga një sallahane në tjetrën”, ka shkruar Kryeziu, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat