Njohësi i çështjeve të sigurisë del në Graçanicë, përplaset me asamblistët: Tash ju kallxojna na juve, e dimë çka po boni

Aktuale

Njohësi i çështjeve të sigurisë del në Graçanicë, përplaset me asamblistët: Tash ju kallxojna na juve, e dimë çka po boni

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 14:44
Fatmir Seholli

Forcat e policisë së Kosovës janë shtuar në vendin ku ishte vendosur billbordi “Liria ka emër” në Graçanicë, pak orë pasi i njëjti është shkatërruar duke iu vënë flaka.

Në vend të ngjarjes janë parë edhe njësitet e KFOR-it si dhe asamblistët shqiptarë në Komunën e Graçanicës.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Seholli ka thënë se veprimet e tilla janë një sinjal për Qeverinë e Kosovës që duhet të reagojë.

Ai ka thënë se 200 metra nga aty janë banerat me fotografitë e Daçiqit, dhe flamujt e Serbisë.

“Kjo ka të bëjë me veprimet të cilat kështu qysh kanë filluar këta, 200 metra prej këtu e keni fotografinë e Daçiqit dhe pak më tutje flamujt e Serbisë dhe askush nuk i ka ngucë. Ata që e kanë bë këtë duhet të sillen para drejtësisë. Kryetari i Graçanicës ka thanë se ky baner është duke i kërcënuar serbët, ai as nuk e ka përmendur se këtu ka shqiptarë. Ai është fajtori”.

Ai tutje ka thënë se asamblistët shqiptarë në Graçanicë duhet të reagojnë për këto provokime, teksa ka pasur edhe një përplasje me ta.

“Tash ju kallxojna na juve, e dimë shumë mirë çka po boni”, u ka thënë ai.

“Unë i ftoj këta asamblistat dhe kush është shqiptar në Komunën e Graçanicës që duhet ta ngrisin zërin në formë shumë ma ndryshe se që kanë bërë se së shpejti do i kuptojmë të gjitha gjërat që po ndodhin aty. Komuna e Graçanicës nuk ka nënkryetar shqiptar”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat