Nga marsi e deri më tani mbi 30 mijë të prekur me Covid-19 në vendin tonë

Aktuale

Nga marsi e deri më tani mbi 30 mijë të prekur me Covid-19 në vendin tonë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:32
Ilustrim

Që nga shfaqja e pandemisë nga marsi e deri më sot në Kosovë janë shënuar gjithsej 30 mijë e 495 raste pozitive me koronavirus.

Kjo është konfirmuar në raportin 24-orësh të IKSHPK-së të publikuar pak më parë.

Nga marsi për virusin Covid-19 janë testuar gjithsej 122 mijë e 377 të dyshuar për virus.

Poashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 849 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat