Sërish Prishtina prin me raste, kjo është situata me koronavirus në komunat tjera

Aktuale

Sërish Prishtina prin me raste, kjo është situata me koronavirus në komunat tjera

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Ka shkuar në 31 mijë e 215 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koroanvirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka shkuar në 31 mijë e 215 numri i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit nga 1 mijë e 599 mostra të marra, 720 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19

Sipas IKSHPK-së, Prishtina vazhdon të jetë vatër e infeksionit, pasi që vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 319 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 62 raste, Ferizaj 47 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Podujevë 33 raste, Mitrovicë 27 raste, Prizren 27 raste, Lipjan 23 raste, Pejë 18 raste, Vushtrri 14 raste, Skenderaj 11 raste, Viti 11 raste, Suharekë 10 raste, Kamenicë 9 raste, Malishevë 9 raste, Drenas 8 raste, Obiliq 7 raste, Kaçanik 6 raste, Klinë 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat