Kelmendi analizon situatën me koronavirus, tregon masat që duhet të ndërmarrë Qeveria Hoti

Aktuale

Kelmendi analizon situatën me koronavirus, tregon masat që duhet të ndërmarrë Qeveria Hoti

Nga: A.Morina Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 17:08
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka reaguar pas ngritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Kelmendi komentoi edhe masat e marrura nga Qeveria e Kosovës, ai tha se duhet të hulumtohet më thellë arsyet pse nuk po zvogëlohen rastet pas ashpërsimit të rasteve.

"Tani duhet analizuar ku është kontakti frontal me qëndrim të zgjatur, pa maska dhe koha e qëndrimit e zgjatur e cila rrit gjasat e bartjes dhe pranimit të infektimit - pra nga hulumtimi i të infektuarve në veçanti të moshuarve (që në shumicën e rasteve janë të izoluar dhe me kujdes)", shkroi Klmendi në facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Pse nuk po japin rezultate masat e ashpërsuara të Qeverisë

1. Qarkullimi i qytetarëve nga liria e lëvizjes 24 orë është zvogëluar në 14 orë.

2. Është ndaluar orari i punës për shumë veprimtari të ndryshme, të cilat janë vlerësuar me rrezikshmëri të lartë

3. Ku është rrezikshmëria e ndonjë veprimtarie që po krijon raste të reja me Covid 19 dhe masat e kufizimit të lëvizjes nuk po jepin efekte. Pra duhet trajtim me kujdes në hapësirat e bartjes së infektimit - lëvizja në rrugë sa po ndikon, me maska së paku në hapësirat ku ka organe kontrolli, por edhe këtu është lëvizje paralele. Pra jo me kontakte frontale

Në makinë po vërehet që është duke u bartur maska dhe edhe këtu shumica e kohës nuk ka kontakte frontale mes njerëzish. Në markete po respektohet dhe në këto hapësira janë reduktuar vizitat me familjarë dhe distanca logjikisht ekziston.Në shumë pak raste kemi kontakte frontale.

Tani duhet analizuar ku është kontakti frontal me qëndrim të zgjatur, pa maska dhe koha e qëndrimit e zgjatur e cila rrit gjasat e bartjes dhe pranimit të infektimit - pra nga hulumtimi i të infektuarve në veçanti të moshuarve (që në shumicën e rasteve janë të izoluar dhe me kujdes).

Kush po i infekton dhe ku po sorollaten që po vetinfektohet dhe po bartin virusin tek personat e pafajshëm!

Me këto të cekura më lartë duhet që institucionet të veprojnë në ato hapësira ku po qëndrohet më zgjatur, me kontakte frontale dhe për atë kohë kanë larguar Masat mbrojtëse. Në të kundërtën Covid-19 do bëjë kerdi shëndetësore dhe Ekonomike.

Duhet analizuar se edhe koha e shkurtër për lëvizje dhe kërkesat e shumta të ngjeshura, po e bëjnë efektin e kundert. Duhet ndarë qytetarët në disa afate kohore për ata që nuk janë të punësuar. Duhet që edhe koha e mëngjesit për të punësuarit që vizitojne restoranet të ndahet në segmente kohore,me çka do zvogëlohej ngjeshmëria dhe do arrihet efekti i masave.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat