Avokati Gashi: Krimet serbe do të jenë përjetësisht të padënuara nëse ...

Aktuale

Avokati Gashi: Krimet serbe do të jenë përjetësisht të padënuara nëse ...

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 10:41
Tom Gashi

I ftuar në studion e “Ora News” avokati Tom Gashi analizon procesin në Hagë ku po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Avokati nga Prishtina thotë se Gjykata Speciale nuk i besoi askujt në Kosovë edhe pse është formuar nga qeveria e saj.

Tom Gashi:  “Gjykata Speciale e formuar nga qeveria e Kosovës cdo ditë e më tepër jep sinjale se nuk i beson askujt në Kosovë. Edhe në aksionet e bastisjes policia e Kosvoës ka qenë vetëm asistencë.

Në 5 vite ata kanë dëshmuar se nuk i besojnë fare autoriteteve kosovare. Ata mendojnë se udhëheqësit e Kosovës kanë lidhje të shumta me të gjitha pushtetet në Kosovë, duke nisur nga pushteti  gjyqësor, në prokurori, polici e gjykata .

Ata nuk do ta thojnë kurrë këtë. Por kjo është e vërteta. Ata nuk kanë kurrfarë besimi, ose besueshmëria është jashtëzakonisht e ulët pasi e konsiderojnë Kosovën si një shtet i kapur nga korrupsioni.

“Në bazë të ligjit për Gjykatën Speciale, asnjëherë asnjë serb nuk do të jetë i akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë,” analizon avokati i njohur duke nënvizuar se Kosova do të ketë të vështirë dënimin e ndonjë serbi për krimet e tmerrshme që janë kryer gjatë luftës 1998 – 1999.

Tom Gashi:  “Nuk do të kemi asnjë ushtarak, polici e paramilitar serb në Hagë. Është çmenduri totale si ndodhi që në 2015 të nxirrej një ligj i tillë kur faktikisht në raport me Gjykatën Speciale serbëve iu dha një amnisti. Tani Beogradi nuk akuzon dhe as gjykon serbët.

Kosova e ka të vështirë vetëm nëse ndonjë serb humb rrugën dhe vjen në Kosovë dhe nëse nuk e ka ditur se është i hetuar mund të jetë i arrestuar dhe gjykuar për krimet në Kosovë.”

Gashi ngre zërin dhe për një presion ndërkombëtar pasi rrezikohet që serbët të jenë përjetësisht të padënuar për krimet që kanë kryer.

Tom Gashi në Ora News:  “Gjykatë Ndërkombëtare për Krimet Serbe nuk kemi, i bie që nëse nuk ndryshon situata në të ardhmen, me presion ndërkombëtar që duhet ta bëjmë krimet serbe do të jenë përjetësisht të padënuara edhe pse në bazë të ligjit krimet e luftës nuk vjetërsohen asnjëherë.

Por kemi 21 vite që lufta mbaroi dhe dëshimtarët vdesin, provat shkatërrohen dhe personat që kanë qenë aktivë ushtarakë dhe policë nga ana e Serbisë,  sigurisht që kanë një moshë të caktuar dhe përjetësisht nuk mund ti ndjekim ata. Në aspektin, që ne nuk do të arrijmë që Kosova të jetë shtet aq i fortë sa Institucionet në Izrael të cilët përjetësisht merren me kapjen e kriminelëve nazistë dhe i dërgojnë në Izrael për ti gjykuar.

Kosova është larg këtyre mundësive dhe ne do ta kemi tepër të vështirë për të mos thënë  të pamundshme për të vendosur në bankën e të akuzuarve ato serbë që kanë bërë këto lloj krimesh të tmerrshme në Kosovë, të cilat pas luftës së dytë botëre nuk ishin parë. Serbët që janë dënuar për krimet e Kosovës numërohen me gishtat e dorës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat