Besa Gaxherri tregon se a po e përkrah Shpejtim Bulliqin e VV-së për kryetar të Podujevës

Aktuale

Besa Gaxherri tregon se a po e përkrah Shpejtim Bulliqin e VV-së për kryetar të Podujevës

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 13:40
Gaxherri, ka komentuar praninë e saj në fotografi me anëtarët e LVV-së

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka komentuar praninë e saj në fotografi me anëtarët e LVV-së, fotografi kjo e cila i jepte mbështetje kandidatit të LVV-së për udhëheqje të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ajo ka mohuar të përkrah këtë kandidat dhe se fotografinë e ka realizuar rastësisht me kolegët deputetë nga LVV.

Gaxheri thotë se është tradhëtuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët pjesmarrjen e saj në fotografi e kanë keqpërdorur.

“Ata ishin duke e bërë një foto dhe unë kalova andej më thanë eja bashkohu unë u bashkova për të bërë foto me kolegët. Tash e pash në gazeta që ata mua më citojnë që edhe unë e mbështes kandidatin e VV- së në Podujevë Shpejtim Bulliqi. Me të vërtetë janë gjëra të pa pranueshme ashtu siç përdorën nga Vetëvendosja, për kundër që ne mundohemi t’i largojmë keqëkuptimet prap me këta është problem. Unë e mbështes Nexhmi Rudarin dhe nuk është fer të përdorët në tjetër kontekst fotografia”, ka thënë Gaxherri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat