Policia arreston Mulla Osmanin

Aktuale

Policia arreston Mulla Osmanin

Nga: N.Sh Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 19:01
Osman Musliu

(E plotësuar) – Mulla Osmani është arrestuar pas sulmit fizik ndaj një punëtorë të Bashkësisë Islame në Drenas.

Mirëpo, Mulla Osman Musliu në një përgjigje pas lirimit nga masa e arrestit ka thënë se ai është sulmuar fizikisht nga Eset Bajraktari, sekretari i BIK-ut në Drenas.

“Sekretari me ka sulmuar mua, jo unë atë dhe të dytë kemi qenë në mbajtje. Unë vetëm jam vetëmbrojtur. Nëse del ndryshe siç po them, unë jam përgjegjësi”, ka thënë Osmani.

Tutje ai ka mohuar që ta ketë thyer me dhunë një derë në zyren e BIK-ut, duke thënë se ai nuk e ka uzupuar zyrën. “Unë jam ai që e ka ndërtuar atë objekt, prandaj nuk mund të jem uzurpator”, ka theksuar tutje Osmani.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e dy personave pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

“Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime të dukshme si dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që pas intervistimit të dyshuarit të ndalen në qendrën e mbajtjes në Drenas për 48 orë”, thekson policia.

***

Pas arrestimit nga Policia e Kosovës, natën e mbrëmshme është liruar Mulla Osman Musliu, imami i njohur i Drenicës.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot” avokati i tij Gazmend Halilaj.

“Po mund të konfirmoj se Mulla Osman Musliu është liruar nga Policia”, tha Halilaj.

Lirimi i imamit nga Drenasi ka ndodhur rreth orës 18:30 minuta.

***

Mbrëmë policia e Drenasit ka arrestuar Mulla Osman Musliu, imamin e njohur të Drenicës.

Burimet bëjnë të ditur se Mulla Osmani është arrestuar pas sulmit fizik ndaj një punëtorë të Bashkësisë Islame në Drenas.

I njejti ditë më parë kishte thyer me dhunë një derë në zyre të BIK-ut të cilën e kishte uzurpuar.

Kështu bënë të ditur burime brenda policisë në Drenas të cilët thanë se Mulla Osmanin e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa për çudi në mbajtje është edhe viktima.

Në një përgjigje Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e dy personave pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

“Të dyshuarit nuk kanë pasur lëndime të dukshme si dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që pas intervistimit të dyshuarit të ndalen në qendrën e mbajtjes në Drenas për 48 orë”, thekson policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat