Nënkryetari i LDK-së: Goditja e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti

Aktuale

Nënkryetari i LDK-së: Goditja e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 06:33
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se një goditje e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti.

Haziri tha se Gjykata Speciale do të ngrisë aktakuza të tjera, ndërsa thotë se goditja e parë ka prekur krerët e shtetit të Kosovës.

“Goditja e re ka me ardhë shpejt. Kanë me u ngrit aktakuza kanë me u marrë njerëz në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë.

Kjo është rruga që po kalon Kosova”, tha Haziri.

“PDK edhe VV edhe partitë e tjera të cilët mund të preken nga Gjykata Speciale duhet të tregohen si burrështetas, siç të tjerët që dhanë dorëheqje”, shtoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat