Rrëfimi i dhimbshëm i Makfire Bretovcit për vrasjen e djalit 6 vjeçar nga policia serbe!

Aktuale

Rrëfimi i dhimbshëm i Makfire Bretovcit për vrasjen e djalit 6 vjeçar nga policia serbe!

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 20:33
Makfire Bretovci

Dokumentari “Expose” sjell këtë javë rrëfimin e dhimbshëm të familjes Brestovci nga Ferizaj, familje kjo e cila në natën e 27 korrikut të vitit 1994 humbi djalin e tyre 6 vjeçar, Fidan Brestovci.

6 vjeçari, Brestofci u vra pabesisht në mënyrë tinëzare nga polici serb Boban Kërstiq, në rrugën në mes të fshatrave Rahovicë e Softaj të komunës së Ferizajt.

Familja Brestovci po ktheheshin në Prishtinë nga një aheng familjar ku kishin qenë tek miqtë e tyre në Rahovicë.

Familja gjatë rrugës has në një patrullë policore serbe e cila përbëhej nga Boban Kërstiq dhe Zlatibor Tasiq.

Pa ndonjë paralajmërim polici Kërstiq shtin në drejtim të automjetit që drejtohej nga Bajrush Brestovci, ku nga 29 fishekët e zbrazur nga pushka automatike vritet në vend 6 vjeçari, Fidan Brestovci dhe plagos rëndë nënën e tij.

Nëna e tij, 26 vite më vonë ndan ekzluzivisht për dokumentarin “Expose”  gjithçka ndodhi atë natë tmerri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat