Mustafa uron 28 Nëntorin: Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja

Aktuale

Mustafa uron 28 Nëntorin: Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:37
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se kjo është ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtarë e shtetërore.

Postimi i tij i plotë:

Në emër të  Lidhjes Demokratike të Kosovës, urojë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, gjithandej në trojet e tyre etnike dhe në diasporë për Ditën tonë të Flamurit!

Është kjo Ditë e krenarisë që na bashkon me trashëgiminë e vlerave tona kombëtare e shtetërore.

Shqiptarë sot më shumë se kurrë më parë mund të krenohen me dy shtete shqiptare, me Shqipërinë e Kosovën, me të arriturat e tyre në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës; me përfaqësimin e tyre në kryeqendrat botërore.

Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat