Skandal në Mitrovicën e Veriut! Në një nga pikat qindra qytetarët grumbullohen brenda një korridori, thyhen që në fillim rregullat anti-COVID

Aktuale

Skandal në Mitrovicën e Veriut! Në një nga pikat qindra qytetarët grumbullohen brenda një korridori, thyhen që në fillim rregullat anti-COVID

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 08:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mitrovica e Veriut voton sot.

Ndërsa pamjet e para nga ky qytet janë vërtetë shqetësuese sa i përket mbarvajtjës së zgjedhje për shkak të masave anti-COVID.

Në një nga pikat qindra qytetarët grumbullohen brenda një korridori, qysh në fillim të votimeve, para orës 08:00.

Në veri të Mitrovicës janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune.

Janë gjithsej 7 qendra me 27 vendvotime, ndërsa 23 mijë e 313 qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat