Nisin problemet e para në zgjedhjet në Podujevë: VV akuzon se i është ndaluar vëzhguesi i tyre

Aktuale

Nisin problemet e para në zgjedhjet në Podujevë: VV akuzon se i është ndaluar vëzhguesi i tyre

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 09:02
VV

Lëvizja Vetëvendose, dega në Podujevë, ka akuzuar menaxherin e qendrës së votimit në fshatin Metehi, se ka ndaluar, siç thuhet në reagim, pa ndonjë arsye vëzhguesin  e tyre .

Me këtë rast, VV ka ftuar organet kompetente që ta trajtojnë këtë.

“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë”, thuhet në reagim.

Ndërkohë që janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakohshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat