Rron Gjinovci ka një thirrje për Qeverinë Hoti

Aktuale

Rron Gjinovci ka një thirrje për Qeverinë Hoti

Nga: N. H Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:40
Rron Gjinovci

Drejtori i Organizatës ORCA, Rron Gjinovci përmes një shkrimi në Facebook ka kërkuar nga Qeveria Hoti, që t’i heq të gjitha masat.

Gjinovci konsideron se masat aktuale në Kosovë janë totalisht irelevante për virusin dhe shpërndarjen e tij, dhe se nuk kurrfarë dallimi nëse aktivitetet mbahen para apo pas orës 19:00.

Ja shkrimi i tij:

Pse Qeveria duhet me i hekë tw gjitha masat

Masat aktuale ne Kosove janë totalisht irelevante për virusin dhe shpërndarjen e tij, kurrfarë dallimi s'ka nëse aktivitetet mbahen para apo pas ores 19:00.

Pra edhe me keto masa t'pakuptimta, prapë se prapë numrat e te infektumve po janë konstant, kjo sepse jemi nder popullsite ma te reja ne bote, ma e reja ne Evrope, me 2/3 e popullsise nen 35 vjeç. Pra nuk janë masat ato që po na mbrojnë, por natyra, pra fakti qe virusi prek te moshumit kryesisht.

Dmth edhe pa asni mase hiç na kishim me kalu këtë pandemi me këto numra te te infektumve qe po i kemi me këto masa. Por, çka po bojme na? Po i bojm dam te rinjve duke e shkaterru komplet kete pufallën (fluskën) qe na e qujmë "Ekonomi", pa dhane alternative per ni ekonomi tjeter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat