Zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë, PZAP tregon a ka pasur ankesa deri më tani

Aktuale

Zgjedhjet në Podujevë dhe në Mitrovicë, PZAP tregon a ka pasur ankesa deri më tani

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 10:51
Mulë Desku

Asnjë nga partitë politike deri më tani nuk ka paraqitur ndonjë ankesë rreth procesit zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe veri të Mitrovicës.

Këtë e ka konfirmuar kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mulë Desku.

“Deri më tani nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga asnjë subjekt politik”, deklaroi Desku për T7.

Ai tha se në të kaluarën ka pasur kryesisht ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore si dhe për parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Nga e kaluara ka pasur ankesa për thyerje të heshtjes zgjedhore, por edhe parregullsi gjatë ditës së zgjedhjeve”, ka deklaruar Desku.

Kujtojmë se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës sot po mbahen në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime.

Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.

Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.

Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.

Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat