Eksperti i sigurisë reagon ashpër për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren

Aktuale

Eksperti i sigurisë reagon ashpër për shtatoren e Adem Jasharit në Prizren

Nga: N. H Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 13:38
Prizren

Fadil Kajtazi, ekspert i sigurisë në një postim të tij në Facebook ka elaboruar shtatoren e komandantit legjendar e cila u zbulua sot në Prizren.

Kajtazi shprehet se kjo skulpturë-shtatore me këtë nivel artistik na turpëron neve të gjallëve.

“Gjitha elementet artistike që duhet t’i ketë një skulpturë e thjeshtë këtij punimi i mungojnë. I mungon dinamika, plastika, anatomia dhe realiteti!”, shkruan Kajtazi.

Ja shkrimi i tij:

Nuk e dijë kush është skulptori që ka punuar shtatoren e heroit historik të Kosovës Adem Jasharin, që është vendosur në njërin nga sheshet e Prizrenit.

Nuk e dijë kush ka qenë komisioni përzgjedhes i ketij punimi, por kjo skulpturë-shtatore me këtë nivel artistik na turpëron neve të gjallëve.

Gjitha elementet artistike që duhet t'i ketë një skulpeturë e theshtë këtij punimi i mungojnë. I mungon dinamika, plastika, anatomia dhe realiteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat