Nagavci për seancën e sotme: Shumë deputetë erdhën u nënshkruan vetëm për të marrë mëditje

Aktuale

Nagavci për seancën e sotme: Shumë deputetë erdhën u nënshkruan vetëm për të marrë mëditje

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:08
Nagavci

Edhe seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kjo që po ndodh është e pakuptimtë, duke shtuar se ka pasur deputetë që sot kanë ardhur vetëm për t’u nënshkruar për të marrë mëditje.

“Lus shefat e grupeve parlamentare që ta kontaktojnë kryetaren Vjosa Osmani dhe të tregojnë se kur mund ta bëjnë kuorumin për votimin e pikave të mbetura”, është shprehur Nagavci.

Ajo ka kërkuar që të fshihet emrat e të gjithë deputetëve që kanë vepruar kështu.

“Tërheq vërejtjen që deputetët mos të vinë vetëm për t’u nënshkruar dhe pastaj të dalin nga seanca. Për sot do të kërkoj që të fshihen emrat e të gjithë atyre që vepruan kështu”, shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat