Zemaj: Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur

Aktuale

Zemaj: Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:13
Armend Zemaj

Në Ditë Botërore kundër AIDS-it, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se opinioni sensibilizohet në këtë ditë, për luftën kundër HIV-it dhe ofrohet mbështetja për njerëzit që jetojnë me HIV.

“Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ministri Zemaj ka thënë se testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat