Vendimi i ri i Qeverisë për masat anti-covid - kryeministri ka disa fjalë për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Vendimi i ri i Qeverisë për masat anti-covid - kryeministri ka disa fjalë për rrëzimin e Qeverisë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:13
Avdullah Hoti, pamje nga konferenca

(E plotësuar 18:18) - Kryeministri Avdullah Hoti sot ka bërë të ditur vazhdimin e masave kufizuese antiCOVID-19, të cilat janë vendosur dy javë më parë nga Qeveria e Kosovës.

Ai tha se masat e ndërmarra kanë ndihmuar në parandalimin e rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, ndërkohë bëri të ditur se do të ketë masa të reja për festat e fund-vitit.

Në një konferencë për media, Hoti gjithashtu ka bërë të ditur se shkollat do të përfundojnë gjysmë-vjetorin më 18 janar, për të rifilluar mësimin një muaj më vonë.

Hoti tha se situata me pandemi është serioze, por nën kontroll dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vlerëson se masat aktuale të kufizimit duhet të mbeten në fuqi.

Hoti: Masat e Qeverisë kanë ulur numrin e rasteve pozitive me COVID-19

“Në bazë të vlerësimit të Institutit, sugjerimi i tyre është që masat që janë në fuqi të mbahen ndërsa të vazhdohet me zbatim rigoroz të masave që kemi ndërmarrë deri më tani dhe në funksion të kësaj nesër në 8 e gjysmë në mëngjes do të kemi një takim me të gjitha inspektoratet dhe Policinë e Kosovës për të ngritur nivelin e zbatimit të masave...Kemi ndërmarrë këto masa para dy javë. Këto masa na kanë mundësuar të parandalojmë rritjen eksponenciale. Do ta përcjellim situatën dhe do të zhvillojmë masa të reja për ditët e festave për fund-vit, në mënyrë që qytetarët të ndjehen sa më rehat në festat e fund-vitit”, tha ai.

Shefi i ekzekutivit, pas një takimi me vartësit e tij dhe institucionet që janë të përfshirë direkt në menaxhimin e pandemisë, tha se janë në rrugë të mirë për të siguruar numër më të madh të vaksinës antiCOVID, përtej numrit që i dhuron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hoti bëri të ditur se kanë vendosur që gjysmë-vjetori i parë i viti shkollor të përfundojë më herët, më datë 18 dhjetor.

Hoti: Gjysmë-vjetori i parë përfundon më 18 dhjetor, i dyti fillon më 18 janar

“Jemi dakorduar që ky gjysmë-vjetor të përfundojë më 18 dhjetor. Është kërkesë edhe e ministrit, dhe unë gjej rastin t’i lus shkollat, komunat që të përmbyllin plan-programin e paraparë për këtë gjysmë-vjetor më datë 18 dhjetor. Shkollat pastaj do të hapen më 18 janar. Do të kemi kohë gjatë pushimit pranveror, ose në qershor të kompensojmë ditët që po e shtyjmë fillimin e gjysmë-vjetorit të dytë”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës tha se masat do të ndërmerren varësisht situatës në të cilën gjendet vendi. Ndërsa drejtori i IKSHP-së Naser Ramadani tha se lakorja mund të ulet vetëm me vazhdimin e masa e që sipas tij masat aktuale janë të duhurat veçse duhet respektuar nga të gjithë.

***

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë sot para mediave se nuk i intereson nëse do të rrëzohet qeveria sot apo nesër.

Ai është shprehur se halli i tij është që t’i del zot situatës me pandeminë Covid-19, të miratohet Projektligji për Rimëkëmbje e buxheti për vitin 2021.

“Unë nuk e kam hallin a rrëzohet nesër qeveria apo jo. Unë e kam hallin se si t’i dalim zot kësaj situate në menaxhimin e pandemisë, si ta miratojmë Projektligjin për Rimëkëmbje e buxhetin për vitin 2021”, ka thënë ai.

Hoti tha se si qeveri kanë treguar se si duhet të menaxhohet me institucionet e vendit.

“Ne jemi duke bërë punën tonë si qeveri, unë jam këtu duke i garantuar qytetarëve se jemi duke i dal zot qytetarëve. Ne kemi bërë një kthesë të madhe se si menaxhohen institucionet e vendit”, shtoi ai.

Hoti deklarohet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, i cili vie nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është deklaruar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve nga partia e tij në Podujevë.

Hoti ka theksuar se të dielën qytetarët e kanë shprehur vullnetin përmes votës së tyre gjë që sipas tij duhet të respektohet.

“Kanë folur qytetarët e zgjedhjeve të Podujevës dhe të gjithë do të sillemi ashtu siç kanë vendosur qytetarët. Unë sot jam para jush që jemi duke i dal zot situatës plotësisht me menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Hoti.

Kujtojmë që nga zgjedhjet e së dielës në Podujevë fitues ka dal Shpejtim Bulliqi i VV-së me mbi 51% të votave, teksa LDK-ja me Nexhmi Rudarin është renditur e dyta.

Komuna e Podujevës ka qenë bastion i LDK-së për vite të tëra. 

17:46 Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka mbajtur një konferencë për media rreth situatës së krijuar si pasojë e virusit Covid-19.

Hoti ka thënë që tashmë Kosova i ka të gjitha kapacitet për furnizim me barna për trajtimin e Covid-19.

“I kemi ngritur kapacitete dhe më nuk shoh asnjë problem që të kemi furnizim me listën e të gjitha barnave që kërkohen për trajtimin e Covid-19”, ka thënë Hoti.

Kryeministri ka njoftuar që gjysmëvjetori i parë i këtij viti shkollor do të përfundoj me 18 dhjetor të këtij viti.

“18 dhjetori është data kur do të përfundoj gjysmëvjetori i parë i shkollave. Shkollat më pas do të hapen me 18 janar dhe pushimi dimëror do të zgjas pra 1 muaj. Gjatë pushimit pranveror do të shohim mundësin që të kompensohen këto orë”, ka thënë më tutje Hoti.

Kjo konferencë ka ardhur pas takimit me zyrtarë qeveritar e zyrtarë të institucioneve shëndetësore. 

Hoti njofton se s’ka masa të reja: Vazhdohet me të njëjtat!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është duke mbajtur një konferencë për media për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai ka thënë se pas takimit të gjatë për analizim të situatës, ka më shumë të shëruar se të infektuar.

“Sot kemi bërë një vlerësim të detajuar, konstatimi jonë është se gjendja është mjaftë serioze, por është nën kontrollë.
Janë kriju kapacitete në shtretër, është riorganizu puna e stafit, në IKSHPK janë rrit kapacitetet e testimeve rreth 2000.

Më shumë janë të prekur nga virusi 30-40 vjeç për shkak se janë më aktiv. Numri më i madh është në institucione shëndetësore, kjo tregon për punën e tyre, ballafaqimi i parë me të sëmurit, më pas dhe tek policia.

Gjatë këtyre 2 javëve, është stabilizu numri i rasteve të reja, numri i rasteve pozitiv më i vogël se atyre të shëruarve, dhe masat kanë treguar rezultat.
Në bazë të vlerësimit të IKSHPK-së, tregon se e kemi vendos kurbën nën kontroll.

Sygjerimi i tyre është se masat të mbahen, ndërkaq të vazhdohet me zbatim rigoroz me zbatim të masave deri më tani”, ka thënë Hoti.

***

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se situata me pandeminë COVID-19 në Kosovë është e rëndë.

Në një konferncë për medie, i pari i ekzekutivit ka thënë se masat e marra para dy jave do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

“Situata me COVID-19 është e rëndë, por është e menaxhueshme. Është rritur kapacitetet për testime. Nga fillimi i pandemisë janë testuar rreth 145 mijë qytetarë. Masat e marra më parë do të vazhdojnë të jenë në fuqi”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti ka shtuar se masat e marra më parë, sipas tij, kanë dhënë efekt, për cka sic ka shtuar, është zvogëluar numri i rasteve të reja me virusin korona.

Kryeministri Hoti në konferencë për media lidhur me menaxhimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka paralajmëruar konferencë për media nga ora 17:00 për të folur për gjendjen pandemike në vend.

Media mëson se para kësaj ai do të takohet me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me Naser Ramadanin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe QKUK-në, takim i cili pritet të ndodhë në orën 16:00 ku do të marrë pjesë edhe ministri i arsimit, Ramë Likaj.

Në këtë takim pritet të merret vendim për masa të reja në arsim dhe lehtësim të masave antiCOVID që janë në fuqi.

Në vazhdim i gjeni pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat