Kryetarja e Gjykatës i tërheq vërejtjen Shkëmb Manajt të mos japë qëndrime si deputet i LDK-së

Aktuale

Kryetarja e Gjykatës i tërheq vërejtjen Shkëmb Manajt të mos japë qëndrime si deputet i LDK-së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 11:12
Seanca në Kushtetuese

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi,  i ka tërhequr vërejtjen Shkëmb Manajt, anëtarit të Komisionit për Legjislacion, në seancën e Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit.

Rama-Hajrizi i është lutur Manajt që të mos jap qëndrime prej deputeti nga pozita të cilën e përfaqëson në këtë seancë si anëtar i Komisionit për Legjislacion.

“Të lutem të japësh argumentet e tua si anëtar i këtij komisioni nëse këto që ju i thatë janë qëndrime në kuadër të pozitës që ju keni apo përfaqësoni këtu atëherë është në rregull dhe nuk ka nevoje të vazhdoni mirëpo ju lus jo të jepni qëndrime tuaja si deputet”, ka thënë kryetarja e Gjykatës.

Kujtojmë se Shkëmb Manaj është deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat