Gashi: Ai deputet që ma sjell raportin e Williamsonit në zyrën time i ka shpërblim 10 mijë euro

Aktuale

Gashi: Ai deputet që ma sjell raportin e Williamsonit në zyrën time i ka shpërblim 10 mijë euro

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 06:17
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka ofruar shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo deputet i cili ia dërgon raportin e Clint Williamsonit, për të cilin ai thotë se i ka dërguar në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët.

Gashi tha se asnjëri nga deputetët nuk e ka e as nuk e ka lexuar kurrë këtë raport.

“Raporti që i ka dërgu në burg Hashim Thaçin dhe të tjerët nuk është raporti i Dick Marty-t por është raporti i Clint Williamsionit, deputetët tanë nuk e kanë dhe nuk e kanë lexu kurrë.

Ai deputet që e ka lexu dhe që e ka, le të ma bjen mu nesër në zyrën time në qendër të Prishtinës, unë s’po i jap shumë pare veç 10 mijë euro po ia jap. Ama jo me postë, vetë me e pru”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat