Kelmendi flet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Nuk u përfshi ajo që kam kërkuar me vjet

Aktuale

Kelmendi flet për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike: Nuk u përfshi ajo që kam kërkuar me vjet

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 23:42
Ramiz Kelmendi

Ish-zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka folur për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. E quan të vonuar një gjë të tillë.

“Shpeshherë thuhet që ky ligj, ose është i majtë ose i djathtë, por unë po mendoj që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është i drejtë. Nuk ka të bëjë me orientime politike, të majta ose të djathta por është i drejtë”, tha Kelmendi në emisionin DPT te Fidani.

“Kjo është e vonuar sa i përket kohës së kaluar mirëpo është në kohën e duhur sa i përket kohës së ardhshme”, shtoi Kelmendi.

Por ka edhe kritika.

“Fatkeqësisht as në këtë rimëkëmbje nuk është përfshi ajo që unë kam luftuat me vite të tëra : Lirimi nga Dogana i të gjitha retromaterialeve, ambalazhimeve dhe pjesëve rezervë që janë të gjitha në funksion të prodhimtarisë së Kosovës. Të gjitha nuk janë futë”, tha Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat