Flet drejtoresha e Klinikës Infektive, tregon si është gjendja momentale e pacientëve dhe stafit të infektuar me Covid-19

Aktuale

Flet drejtoresha e Klinikës Infektive, tregon si është gjendja momentale e pacientëve dhe stafit të infektuar me Covid-19

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Lindita Ajazaj-Berisha

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një prononcim ka  treguar gjendjen momentale me Covid-19 në Klinikën Infektive.

Ajzaj-Berisha ka bërë të ditur se aktulisht janë të hospitalizuar 104 pacientë ku 65 prej tyre janë në oksigjeo-terapi dhe dy janë në respirator.

“Në Klinikën Infektive për momentin janë 104 pacientë, ku prej tyre 65 janë me oksigjeno-terapi dhe dy janë në respirator. Gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë janë liru në shtëpi ndërsa 10 pacientë janë pranu në Klinikë. Kemi raste të cilat kërkojnë ndihmë mjekësore në mënyrë ambulatore, zakonisht janë rastet Covi pozitiv, numi i rasteve ndryshon nga dita në ditë, sillet prej 70 deri në 100 raste brenda ditës që sipas  nevojës disa hospitalizohen ndërsa disa orientohen për trajtim në shtëpi”

Ajazaj-Berisha thekson se gjendje për momentin është stabile, pra nuk ka përkeqësim të situatës.

“Nuk mund të themi se ka përkeqësim të gjendjes, ne javën e kaluar kishim deri në 120 pacientë të hospitalizuar në Klinikë, ndërsa gjatë kësaj jave numri është i ndryshueshëm, nuk është numrër fiks po sillet prej 104 deri 110-115”

Ajo ka bërë të ditur se muajin e fundit një numër i lartë i personelit shëndetësor janë infektuar me Covid.

Doktoresha Ajazaj ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabile.

“Gjatë muajit të fundit kemi patur një numër më të madh të personelit shëndetësor i cili ka rezultuar Covid-pozitiv. Kemi katër infektologë për momentin të cilët janë Covid-pozitiv dhe janë duke u trajtuar në shtëpi, kemi dy prej mjekëve të rinj të cilët na kanë ardh në ndihmë e që janë Covi-pozitiv. Ndërsa kemi edhe 8 infermierë të cilët kanë rezultuar poitiv por për fat të mirë të gjithë ajnë në gjendje të mirë shëndetësore për momentin përveç një mjeku i cili është i hospitalizuar në klinikë. Këtë muaj kemi patur një më të shtuar të personelit që janë infektuar”

Situata me Covid është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fudnit në vendin tonë për shkak edhe të gripit sezonal.

Gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitiv 478 pacientë dhe kanë humbur jetën 11 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat