“Më bëni president, ose të çoj në ...!”, Zogiani zbulon kërcënimet reciproke LDK-PDK-AAK

Aktuale

“Më bëni president, ose të çoj në ...!”, Zogiani zbulon kërcënimet reciproke LDK-PDK-AAK

Nga: A.Zh Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Hoxhaj, Mustafa dhe Haradinaj

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për përplasjet mes partive politike për postin e presidentit.

Ai ka thënë se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja po e kërcënojnë njëra-tjetrën për këtë post, përcjell Bota sot.

Sipas zyrtarit të VV-së, këto parti po frikësohen nga populli.

Reagimi i tij në Facebook:

Po kërcënojnë njëra-tjetrën me zgjedhje, aq shumë po frikësohen nga populli!

(Bonem president, ose të çoj në zgjedhje! - PDK, LDK, AAK)

"Unë president, ose Vetëvendosje! në pushtet (d.m.th shkojmë te populli)" - kërcënimi reciprok PDK-LDK-AAK!

Sa kohë mundeni me mbajt të kapur?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat