Kjo është vetura në të cilën ndodhi krimi në Prishtinë, kufoma ndodhet brenda

Aktuale

Kjo është vetura në të cilën ndodhi krimi në Prishtinë, kufoma ndodhet brenda

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:18
Vetura në të cilën ndodhi krimi në Dardani

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Vetura në të cilën dyshohet se ndodhi krimi ndodhet në vendin e ngjarjes.

Po ashtu brenda saj ndodhet edhe kufoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat