Selmanaj: SHIK-u organizatë parapolitike, Specialja do t’i zbardhë vrasjet e 100 zyrtarëve të LDK-së

Aktuale

Selmanaj: SHIK-u organizatë parapolitike, Specialja do t’i zbardhë vrasjet e 100 zyrtarëve të LDK-së

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 14:39
Driton Selmanaj

Ish-deputeti i LDK’së tani Zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj, e kishte lidhur SHIK’un e Kadri Veselit me vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Selmanaj, në një deklaratë në janar të këtij viti, kishte  thënë se SHIK’u ka qenë organizatë parapolitike që askush në Kosovë nuk ia ka pa hairin.

“SHIK’ut nuk ia ka pa hairin askush në asnjë element e për të cilën ka me fol Gjykata Speciale se kush na i ka vra më shumë se 100 njerëz të LDK’së”, kishte thënë Selamanj, në atë kohë deputet i Parlamentit.

Driton Selamanaj ka pasur probleme së fundmi me zyrtarët e Vetëvendosjes për shkak të një deklarate që kishte dhënë në Pressing ku kishte folur për temën e krimeve të luftës. VV ka kërkuar shkarkimin e Selmanajt derisa Avdullah Hoti ka kërkuar falje në emër të tij. Edhe Selmanaj ka kërkuar falje për atë deklaratë dhe ka thënë se është keqinterpretuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat