A është Vlora Çitaku kandidate e PDK-së për presidente, e zbulon Hoxhaj

Aktuale

A është Vlora Çitaku kandidate e PDK-së për presidente, e zbulon Hoxhaj

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Vlora Çitaku

Një prej temave më aktuale në politikën e Kosovës është edhe çështje a zgjedhjes së presidentit.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, fare nuk po lëshon pe, duke thënë se nëse nuk zgjedhet ai president, vendi shkon në zgjedhje.

Në anën tjetër PDK po thotë se kushdo që e kërkon votën e deputetëve të saj, së pari duhet të ndëgjojnë propozimet e tyre.

Enver Hoxhaj në e mohon që ka një emër në këtë parti si kandidat për president.

“Është temë e kolegëve të shumicës parlamentare, ata që e drejtojnë qeverinë, duhet ta drejtojnë edhe zgjidhjen e çështjes së presidentit. 

Pandemia, preisdenti, Gjykata Speciale, dialogu me Serbinë janë tema të konsensusit nacional, dhe kjo matet me numrin e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës. 

Qasja jonë është, nëse e kërkojnë votën e PDK-së duhet t’i pranojnë edhe propozimet tona, nëse arrinë ta kenë shumicë në Kuvend dhe ta zgjedhin presidentin, ne jemi në rregull. 

Nëse kërkohen votat prej nesh, formulën e funsionimit e shohim, ku kolegët e koalicionit qeverisës janë një palë, dhe ne jemi një pale”, ka deklaruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat