Gastronomët i luten Qeverisë që t’u lejohet puna: Delivery urgjentisht me u liru

Aktuale

Gastronomët i luten Qeverisë që t’u lejohet puna: Delivery urgjentisht me u liru

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Kuvendi.

Ai tha se me këtë ligj, mjetet do të ekzekutohen vitin e ardhshëm, mirëpo shton se gjendja momentale e tyre është shumë e rënduar.

Kllokoqi kërkon nga Qeveria që t’u lejojnë punën, pasi që kanë nevojë të mbijetojnë.

Tutje ai shton se “delivery” duhet urgjentisht me u liru, pasi që sipas tij nuk ka kuptim që taksitë me punu edhe jashtë kufizimit të orarit, ndërsa ata jo.

Postimi i plotë:

THIRRJE/LUTJE Qeverise

Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës, ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve, etj., vitin e ardhshëm.

Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe Partitë politike të Kosovës për përkrahje mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjeter. Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!

Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.

Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!

Edhe Ekonomia njejt sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani!

P.S. DELEVERY DUHET URGJENTISHT ME U LIRU! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat