​Ministri Reçica: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament

Aktuale

​Ministri Reçica: Projektligji i Punës së shpejti në Parlament

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:50
Skënder Reçica

Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që të Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindërore të miratohet nga qeveria deri më 15 dhjetor.

E për këtë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica thotë se së shpejti projektligji do të jetë në Kuvend.

“Projektligji i punës dhe i pushimit të lehonisë së shpejti do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale që Projektligji i Punës dhe Pushimit të lehonisë dhe prindëror të miratohet nga Qeveria deri më datën 15 Dhjetor 2020, ka shkruar ai.

Reçica tutje ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave që kjo ministri ka filluar t’i ndërmarr.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të reformave që kam filluar të ndërmarr si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, për më shumë të drejta për të gjithë punëtorët në vendin tonë e në harmoni me standardet Evropiane të marrëdhënies së punës”, ka shkruar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat