Qeveria emëron bordin e përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje

Aktuale

Qeveria emëron bordin e përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës nëpërmjet një vendimi ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Bifurkacioni”.

Sipas njoftimit, ky bord i përkohshëm përbëhet nga Faruk Lipovica – drejtor, kryesues; Burbuqe Xheladini – anëtare; Abetare Kurti – anëtare; Negjmedin Bajrami – anëtar.

Është aprovuar edhe propozimi i Komisionit Përzgjedhës për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Qeveria e Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zvendësdrejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës/AKVP, këta kandidatë Sadik Kryeziu; Milaim Çekaj; Albiona Maloku; Arben Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat