Abazi i VV-së e quan Mustafën anti-shqiptar

Aktuale

Abazi i VV-së e quan Mustafën anti-shqiptar

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:15
Isa Mustafa

Boiken Abazi, një ndër zyrtarët më të zëshëm të Vetëvendosjes nga Shqipëria, i ka dhënë etiketën e “anti-shqiptarit” kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës. 

Ai ka bazuar këto deklarata në komentin që Mustafa i ka bërë raportit të Parlamentit Evropian mbi dezinformatat në Kosovë dhe rajon – e ku pretendohet se Qeveria e Albin Kurtit është rrëzuar nga pushteti, jo pasi shkeli marrëveshjen e shkruar e nënshkruar me LDK-në, por nga një cicërimë në Twitter nga një senator amerikan, David Purdue.

Ndër tjerash, raporti pretendonte edhe se mediat që e mbështesnin kryeministrin Kurti kishin gënjyer gjatë kohës së pandemisë, madje duke ngritur edhe pretendime se një laborator kishte gjetur trajtimin e koronavirusit. Po ashtu, thuhej se Kurti e kishte sulmuar Vjosa Osmanin, kundërkandidate për pozitën e kryeministrit, si “agjente ruse”.

Abazi deklaron se në mënyrë jocinike nuk mund të thuhet që Mustafa është anti-evropian, por mund të thuhet megjithatë se ai është anti-shqiptar.

VV ka qenë tepër e ashpër ndaj kreut të LDK-së përkundër afërsisë së madhe që kishin pasur gjatë kohës sa ishin bashkë në opozitë dhe më pas edhe në pushtet.

Statusi i plotë: 

Po të ishim cinikë do deklaronim se Isa Mustafa është antievropian bazuar mbi komentin e tij të fundit kundër raporteve të BE-së që demaskojnë propagandën e tij të mashtrimeve. Por nuk jemi cinikë, prandaj duhet thënë se Isa Mustafa me qëndrimet e tij në fakt është antishqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat