​Ferizaj, për një javë shqiptohen 740 tiketa për mosrespektimin e masave anti-Covid

Aktuale

​Ferizaj, për një javë shqiptohen 740 tiketa për mosrespektimin e masave anti-Covid

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
​Ferizaj, për një javë shqiptohen 740 tiketa për mosrespektimin e masave anti-Covid

Policia e Kosovës, ka njoftuar se masat mbrojtëse për COVID-19, të vendosura nga Qeveria, janë respektuar nga shumica e qytetarëve, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë nga 30 nëntor dhe deri më 6 dhjetor.

Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 740 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa, si dhe janë dhënë 223 vërejtje.

Policia apelon te qytetarët që t’i respektojnë masat e parapara ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë me përmbushjen e detyrave të saj dhe në çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat, ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat