Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike publikohet në gazetën zyrtare

Aktuale

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike publikohet në gazetën zyrtare

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:23
Foto Ilustrim

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 është publikuar në gazetën zyrtare.

Është publikuar në gazetën zyrtare Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, një ditë pasi atë e dekretoi ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Ky ligji është votuar të premten, gjashtë muaj pasi ishte iniciuar nga Qeveria Hoti.

Në këtë ligj, ndër të tjera parashihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të kursimeve të tyre nga Trusti.

Ndryshe në ditën e votimit, Trust ka njoftuar se në momentin që del në gazetën zyrtare, qytetarët do të kenë mundësi të nisin aplikimin për tërheqje të parave përmes një aplikacioni të veçantë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat