Ku janë patriotët? Pse nuk ‘guxuan’ t’i reagojnë Shefqet Kabashit, i cili dha emrat që dhanë urdhër për vrasje? Çfarë tha Ramushi për këtë rast?

Aktuale

Ku janë patriotët? Pse nuk ‘guxuan’ t’i reagojnë Shefqet Kabashit, i cili dha emrat që dhanë urdhër për vrasje? Çfarë tha Ramushi për këtë rast?

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:31
Shefqet Kabashi

U bënë kohë që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi tronditi shumë kë në Kosovë, ku foli me emra e mbiemra se kush kishte dhënë urdhra për vrasjen e shqiptarëve gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Deklarata e Kabashit, si duket kaloi nën heshtje edhe prej atyre që u akuzuan.

Heshtja i ka kapluar edhe ata që kanë filluar të flasin e të kritikojnë e paragjykojnë familjarët dhe gjithë ata që po kërkojnë drejtësi për viktimat.

Ka shumë “patriota” në kohën e fundit që kanë filluar një fushatë të egër ndaj atyre që po i përmendin vrasjet në kohë lufte e paqe.

Një reagim i ashpër ndodhi edhe këto ditë kur nga deputetja e Kosovës, Marigona Geci u përmenden vrasjet.

Por, askush nuk i reagoi Shefqet Kabashit, i cili kishte publikuar emrin e personit që i kishte dhënë urdhër për të vrarë një person.

Ai kishte thënë se ka marrë urdhër për vrasjen e gazetarit Rrok Berisha nga Komandanti i tij Alush Agushi.

Përveç Prokurorisë në Pejë askush tjetër nuk kishte shfaqur reagim ndaj tij.

Madje as “mbrojtësit” e UÇK-së, që rrinë gjithmonë gati për të kundërshtuar ata që ndonjë emër apo lider të luftës e kundërshtojnë ose e akuzojnë për ndonjë vepër penale.

Prokuroria e Pejës kishte thënë se, ka filluar hetime ndaj ish ushtarit të UÇK-së në Dukagjin, Shefqet Kabashit, pas deklaratave të tij.

43-vjeçari nga rrethina e Pejës, ish-ushtar i UÇK-së, Shefqet Kabashi ka rrëfyer se ka marrë urdhër nga komandanti i tij, Alush Agushi, për të vrarë gazetarin që ka shkruar për gazetën “Bota Sot”, Rrok Berishën.

Shefqet Kabashi fliste se si i kishin dhënë urdhër për ta vrarë Rrok Berishën.

Ai ka thënë se i kishte shkuar edhe në shtëpi, “i thash çka ki problem me shtabin e Jabllanicës, më tha që nuk ka asgjë. I tregova që jam urdhërua për me vra.”, ka treguar Kabashi.

Kabashi, thotë se Rrok Berishën nuk e vrau sepse ia njihte familjen. Kabashi thekson se edhe po të ishte dikush tjetër në vend të Rrok Berishës, nuk do ta vriste.

“Rok Berisha ka pasur për të shkuar në Prishtinë, te qeveria e Ibrahim Rugovës për të parë se çka po ndodh. Ai ka shkruar në Jabllanicë dhe u ka thënë se e keni çu njeriun për ta vrarë”.

“E morën vesh të gjithë që kam marrë urdhrin për ta vrarë”, ka treguar Kabashi.

Më pas, Kabashi thotë se i ka dërguar letër Ramush Haradinajt për t’i treguar se ka marrë urdhër për ta vrarë Berishën.

“Ramush Haradinaj ma ktheu letrën dhe më tha se s’ka dijeni për këtë urdhër”, ka treguar tutje ish ushtari i Dukagjinit.

 “Më pas kjo temë ishte mbyllur”, deklaronte Kabashi.

Emri i Shefqet Kabashit u përmend shumë edhe në 20 vjetorin e përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Kabashi, njëherit i mbijetuar i kësaj masakre, doli përpara foltores, dhe ua tha në sy i Kadri Veselit dhe zyrtarë tjerë të PDK-së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani se meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim.

Ai insistonte të fliste edhe më shumë duke i thënë atyre “marrë duhet me ju ardhë”, por menjëherë u arrestua.

Në masakrën e Dubravës, nga data 19 maj e deri 24 maj 1999, u vranë mbi 160 të burgosur, ndërsa masakrës i mbijetuan mbi 300 të tjerë.

Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.

Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.

Tani Shefqet Kabashi jeton dhe vepron në Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat