Besnik Tahiri: Dialogu është rrugë njëkahëshe për Kosovën, nuk duhet të frikësohemi nga kjo çështje

Aktuale

Besnik Tahiri: Dialogu është rrugë njëkahëshe për Kosovën, nuk duhet të frikësohemi nga kjo çështje

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë që çështja e dialogut me Serbinë për Kosovën, është një rrugë njëkahëshe.

“Dialogu është rrugë njëhahëshe për Kosovën. Kjo nënkupton, që Kosova në asnjë moment nuk duhet të frikësohet nga dialogu”.

“Formati i përcaktimit të dialogut, duhet të jetë i dakorduar me ne, për shkak se ne nuk kemi alternativë tjetër përveç dialogut. Adresa jonë kryesore është Brukseli dhe aletatët tonë SHBA-të dhe Gjermania. Ky drejtim perëndimor duhet t’u flitet të rinjve, që është drejtim njëkahësh. Nuk ka rrugë të dytë, por për formatin e dialogut ne kemi të drejtë të diskutojmë”.

“Ne, nuk mund të  vazhdojmë në një format të padefinuar. Edhe komisionieri Borrell edhe Lajçak edhe kancelarja Merkel, duhet të vendosin se a dojnë me e përmbyllë temën e dialogut apo do të shkojmë deri në Bruksel për t’i bërë disa marrëveshje gjysmake, të cilat nuk kanë kurrfarë efekti”.

Tahiri në Info Magazine, ka theksuar që duhet nivel më i lartë i diskutimit për zgjidhjen në dialogun Kosovë-Serbi.

“Për të pasë sukses dhe për të pasë një marrëveshje finale për njohje reciproke, nënkupton nivel shumë më të lartë të involvimit. Po flasim për nivelin politik dhe nivelin e adresave në BE, Bruksel, Gjermani dhe SHBA”.

“Format tjera janë të mira, por për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të shkojmë ne një goditje për një marrëveshje finale”, u shpreh Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat