Zv.kryeministri: Të shkojmë me një goditje për marrëveshje finale me Serbinë

Aktuale

Zv.kryeministri: Të shkojmë me një goditje për marrëveshje finale me Serbinë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
Besnik Tahiri

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se për t’u arritur një marrëveshje finale me Serbinë nevojitet një nivel më i lart i diskutimit e jo takime të nivelit Teknik.

Ai ka thënë se formati i bisedimeve do të ndryshojë.

Tahiri thotë se për t’u arritur një marrëveshje finale për njohje reciproke, marrëveshje të paqes, që vendoset normalizimi mes dy vendeve, duhet nivel shumë më i lartë i involvimit, edhe në Bruksel, Gjermani, dhe SHBA.

“Për të zgjidhur problemin duhet të shkojmë me një goditje për marrëveshje finale. Nuk fitojmë asgjë duke ikur, por duke dhënë argumente. Duhet të ketë reflektim nga BE për nivel më të lartë të bashkëpunimit. Me Serbinë nuk mbyllet me takime të niveleve teknike”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka unitet politik mes subjekteve politike në raport me Serbinë, por sipas tij mund të ketë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat