Kthehet në punë “baba i tenderëve”

Aktuale

Kthehet në punë “baba i tenderëve”

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Nexhat Krasniqi

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka marrë vendim ta kthejë në punë Nexhat Krasniqin, i njohur ndryshe edhe si “baba i tenderëve”.

Media e ka siguruar vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të datës 4 dhjetor të këtij përmes së cilit aprovohet si e bazuar ankesa A.nr.77/2019. E datës 7 shkurt të vitit 2019 e parashtruar nga Nexhat Krasniqi.

Me këtë vendim është anuluar vendimi 888 i datës 29 janar të vitit 2019 i Komisionit për Zgjidhjen e Kontesteve dhe të ankesave i Ministrisë së Infrastrukturës, si dhe vendimi i U.D. Sekretarit të Përgjitshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, dhe mbetet në fuqi vendimi i datës 2 mars 2018 numër 1925.

Sipas këtij vendimi obligohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës që ankuesin ta kthejë në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit të Prokurorimit në MI, me të gjitha të drejtat dhe obligimet nga marrëdhënia e punnës, duke i kompensuar pagat nga dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Në arsyetimin e vendimit, KPMSHCK-ja thekson se më datën 15.05.2016 me vendim të formës së prerë Gjykata e Apelit, ankuesin Nexhat Krasniqi e dënon me dënim me kusht. Ministria e Infrastrukturës, gjegjësisht Komisioni Disiplinor me datën 02.02.2017 sipas kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm merr në shqyrtim lëndën ndaj ankuesit Nexhat Krasniqi.

Tutje në arsyetim thuhet se Komisioni Disiplonot duke u bazuar në nenin 63 paragrafi 4 të Ligjit nr 03/L-149 për Shërbimin Civil e ka trajtuar lëndën dhe ka marrë vendim që ankuesit ia kanë ndërprerë marrëdhënien e punës në shërbimin civil në kuadër të MI-së.

Krasniqi ka qenë një kohë të gjatë shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës (dikur njihej edhe si Ministria e Transportit dhe Postë Telekomit).

Nexhat Krasniqi e kishte humbur betejën në Gjykatën Supreme të Kosovës, me sekretarin e përgjithshëm që ishte ushtrues detyre në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

Me vendimin e Gjykatës Supreme në fund të muajit nëntor të vitit 2019, Nexhat Krasniqi ishte larguar përfundimisht nga pozita e tij të udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Me poshtë në vendim KPSHMCK-ja përmend edhe disa nga provat që ia ka paraqitur Krasniqi:

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat