A e ka siguruar Kosova vaksinën? – përgjigjet Kryeministri Hoti

Aktuale

A e ka siguruar Kosova vaksinën? – përgjigjet Kryeministri Hoti

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë në emisionin Pressing se Kosova qëndron para vendeve të rajonit për sigurimin e vaksinës anti-Covid.

Deri më tani janë tri vaksina të zbuluara dhe që pritet të marrin miratimin për përdorim botëror në luftën ndaj Covid-19.

“Qëndrojmë para shteteve të rajonit”, thotë Hoti për sigurimin e vaksinës.

“Momentalisht, përveç atyre 20% të vaksinave që na ka siguruar OBSH nuk kemi të siguruara tjera. Megjithatë po bëjmë të pamundurën që të kemi këto vaksina”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat