A do të ndryshojë ora dhe masat, Hoti paralajmëron mbledhje në fundjavë

Aktuale

A do të ndryshojë ora dhe masat, Hoti paralajmëron mbledhje në fundjavë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:10
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se në fund të kësaj jave do të diskutojnë rreth masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Hoti në Pressing tha se këto masa kanë qenë adekuate dhe duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë.

“Tash ne i kemi vendosur një listë të masave në baze të disa kritereve nga IKSHPK duke ndjekur protokollet e OBSH. Fromula që kemi zhvilluar është mjaft aduekuate për t’i klasifikuar komunat. Unë besoj që këto masa kanë bërë që të ndalohet rritja eksponencila e numrit të rasteve të reja. Javën e fundit kemi pasur një stabilizim të rritjes. Numri i rasteve fatale fatkëqësisht është i lartë por këto masa e kanë ndalu rritjen e rasteve të reja. Në fund t ë kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, tha Hoti.

‘Masat varen nga numri i të infektuarve. Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”, shtoi Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat