Haradinaj thotë se qeveria ka probleme me Listën Serbe

Aktuale

Haradinaj thotë se qeveria ka probleme me Listën Serbe

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së thotë se qeveria e ka pasur shumicën e thjeshtë, por sipas tij në votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike problemi ka qenë me Listën Serbe.

“Kësaj radhe është e vërtet që problemi është krijuar për shkak të shpërputhjes së qëndrimeve me Listën Serbe. Këto informata i kam nga kolegët në qeveri. Por e di që koalicioni i ka 61 vota”, tha Ramush Haradinaj në “Debat Plus”.

Haradinaj thotë se prej një muaji nuk e ka takuar kryeministrin Avdullah Hoti, por ai thotë se për këtë gjë nuk ka pasur ndonjë nevojë për ta takuar.

“Ne i kemi njerëzit tanë në qeveri që takohen me kryeministrin Hoti”, ka shtuar Haradinaj duke thënë se ai takohet dhe komunikon shpesh me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me të cilin thotë se ka nënshkruar koalicionin.

I pari i AAK-së thotë se pret që buxhetin e vitin të ardhshëm ta votojnë edhe deputetë jashtë koalicionit pasi sipas tij mos votimi i këtij buxheti do të shkaktonte probleme të mëdha për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat