Blerim Latifi për postin e presidentit: Një lëmsh i ngatërruar, që veç zgjedhjet e zgjidhin

Aktuale

Blerim Latifi për postin e presidentit: Një lëmsh i ngatërruar, që veç zgjedhjet e zgjidhin

Nga: G.B Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 23:59
Blerim Latifi

Blerim Latifi ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, lidhur me kandidaturën e tij për president të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Ramushi do të bëhet president por nuk mundet pa PDK-në dhe LDK-në, e ato nuk e duan atë president, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ato e duan presidentin nga PDK por pa Ramushin nuk e bëjnë dot.

Latifi ka thënë se është bërë një lëmsh i ngatërruar, që veç zgjedhjet e zgjidhin dhe për këtë shenja e parë se zgjedhjet po afrohen, është kur fillojnë ta shajnë PDK-në të gjithë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ramushi do të bëhet president, por pa PDK-në dhe LDK- në nuk bëhet dot. PDK dhe LDK nuk e duan Ramushin president. Ato duan president nga PDK, por pa Ramushin nuk e bëjnë dot. Një lëmsh i ngatërruar, që veç zgjedhjet e zgjidhin. Dhe shenja e parë që tregon se zgjedhjet po afrohen është kur t'ia nisin të gjithë me sha PDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat