Hoti tregon për planin e vaksinimit, thotë se nuk ka nevojë të vaksinohen të gjithë

Aktuale

Hoti tregon për planin e vaksinimit, thotë se nuk ka nevojë të vaksinohen të gjithë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar se meqë ka afro një vit që janë shfaqur rastet e para me koronavirus në Kosovë, një pjesë e qytetarëve kanë krijuar imunitet. Sipas kësaj, nuk do të ketë nevojë që të vaksinohen të gjithë.

Ai ka thënë se pos tyre, janë edhe fëmijët që janë pak të prekur me COVID-19 dhe gjatë jetës së tyre do i nënshtrohen programeve mjekësore për imunizim të organizimit.

“Synimi fillestar është që diku 50 për qind e popullatës të vaksinohen mirëpo si ne si shtetet e tjera, kanë të drejtë që të proces e sipër, ta rimodelojnë strategjinë e tyre të vaksinimit. Për Kosovën është me rëndësi që të jetë pjesë e kësaj aleance dhe t'i sigurojë vaksinat në kohë sa më parë që ka mundësi dhe të trajtohen profesionistët shëndetësorë që vaksinat të mund t'u jepen grupeve të rrezikuara të popullatës në mënyrë profesionale dhe të mos krijojnë stoqe duke ditur se jo vetëm Kosova, por edhe shumë shtete kanë probleme reale sa i përket depove apo zinxhirit të ftohtë të ruajtjeve të këtyre vaksinave”, ka thënë Hoti.

Ai ka potencuar se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimin me UNICEF-in dhe ekspertë shëndetësorë, janë duke punuar në ngritjen e kapaciteteve të reja.

“Ne synojmë përmes projektit të shëndetësisë që është huamarrje nga Banka Botërore, t'i investojmë edhe rreth dy milionë euro në përgatitjen e infrastrukturës në mënyrë që vaksinat që sigurohen, të ruhen në kushte siç do kërkohet dhe procesi i vaksinimit të ketë një rrjedhë normale”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat