Ndizet alarmi për Mitrovicën: Është hera e dytë, Kosova po i bie në kurthin serb

Aktuale

Ndizet alarmi për Mitrovicën: Është hera e dytë, Kosova po i bie në kurthin serb

Nga: P.R Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:33
Petar Petkoviq

Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka qëndruar për vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme. Përveç Mitrovicës së Veriut, Petar Petkoviq në ditën e tij të parë në Kosovë, ka vizituar edhe manastirin e fshatit Bajë të Skënderajt.

E ndaj kësaj ka reaguar edhe profesor, doktor Enver Bytyçi.

Ai e ka quajtur vizitën e Petkoviqit në Skenderaj një provokim të radhës të shtetit serb.

“Një dezhavu në retorikën, nëse dikush nga Beogradi do të shkelë ose jo në Drenisë. Para dy vitesh ky debat u bë për Vuçiç, tani bëhet për Petkoviç. Beogradi provokoi herën e parë, me të njëjtin model po provokon edhe tani”, shkruan Bytyçi.

Sipas tij, politikanët e Kosovës po bien në kurthin e Serbisë.

“Politikanët po bien për të dytën herë në provokimin e Serbisë. Reaksione patriotike, kunërshti për vizitën e Petkoviç në Drenicë. Në fakt ai nuk ka ndërmend të vizitojë Drenicën. Ai provokon që t'i hapet rruga për Mitrovicën. Përmendin Drenicën që të marrin Mitrovicën dhe politikanët nuk e shohin këtë provokim, por bien në kurthin serb të provokimit!”, përfundon postimin e tij, profesor, doktor Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat