Pas deklaratave të Ramushit, i reagojnë nga PDK-ja: Ja kush do t’ia tregoj vendin atij

Aktuale

Pas deklaratave të Ramushit, i reagojnë nga PDK-ja: Ja kush do t’ia tregoj vendin atij

Nga: N.Sh Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:54
Ramush Haradinaj

Pas një intervistë të dhënë mbrëmë të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt kanë filluar të tallen me të.

Ishte zëdhënësi i PDK-së, që ndaj kreut të AAK-së, ka reaguar duke ia përmendur shtëpinë e tij në lagjen “Marigona”, pasi Haradinaj kishte thënë se e kanë kritikuar, sha e fyer pse është bë me PDK-në.

Edhe tash një zyrtar tjetër i PDK-së, ka reaguar ndaj Haradianjt.

Arben Gecaj nga PDK-ja vlerëson se 30 mijë votuesit e rinj do të ia tregojnë vendin, apo do ta rregullojnë njëherë e përgjithmonë këtë punë.

Sipas tij, këta votues duhet brutalisht t’i dënojnë me votë subjektin dhe individët që nuk politizojnë për ide apo substancë, por për degradim të subjektit apo individit tjetër politik.

Reagimi i plotë:

Është jashtëzakonisht mirë që po ka deklarata të tilla si kjo mbrëmë e Ramushit. Është një moment ku më nuk është punë “hajt se është politik” apo manovrim. Është punë dinjiteti se deri ku lejon tjetrin  të nëpërkëmbë e ti të sillesh thuajse asgjë s’po ndodh apo prapë të bashkëpunosh me të.

Është një moment ku partitë, individët nuk politizojnë për ide apo substance, është një teren subtil, ku degradimi i subjektit e individit është qëllimi, nuk është me kjo lojë politike.

Anëtarët, votuesit, qytetarët duhet brutalisht me votë t’i dënojnë secilin, si subjektin ashtu edhe individin pa marrë parasysh kush e cila parti është. 30.000 votues të rinjë qe çdo vite i shtohen Kosovës, kanë me rregullua këtë pune mirë e përgjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat