Limaj bisedon në telefon me Lajçakun për zhvillimet pas veprimeve të Speciales

Aktuale

Limaj bisedon në telefon me Lajçakun për zhvillimet pas veprimeve të Speciales

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Fatmir Limaj dhe Miroslav Lajçak

Kryetari i Nismës Socialdemokrate,  Fatmir Limaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogoun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një njoftim për media bëhet e ditur se të dy kanë diskutuar për të rejat në politikën e vendit, sfidat që po kalon Kosova e sidomos pas zhvillimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

“Biseduam për aktualitetin politik në vend, me sfidat që po kalon Kosova në këtë periudhë të ndjeshme e jo të lehtë për vendin, sidomos pas zhvillimeve në Dhomat e Specializuara dhe përballjen me pandeminë. Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, e informova për zhvillimet politike në vend dhe të njëjtën kohë theksova edhe njëherë nevojën për unitet sa më të gjerë në temat nacionale”, thuhet në njoftimin e partisë Nisma Socialdemokrate.

Në këtë kontekst, u bisedua që Kosova të ecë në rrugën e saj në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ka para vetës, në fokus të veçantë në rimëkëmbjen ekonomikë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat