Pacolli: Dialogu të përfundoj me njohje reciproke

Aktuale

Pacolli: Dialogu të përfundoj me njohje reciproke

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pacolli ka thënë se me Lajçak kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Lajçak gjatë këtyre ditëve ka biseduar edhe me liderët tjerë politikë në Kosovë. 

Postimi i plotë

Zhvillova sot një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kemi shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat